U.d. e presidentes Albulena Haxhiu, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe përfaqësues të tjerë, bënë homazhe te memoriali “Heroinat” për të nderuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Haxhiu bëri të ditur se së fundmi janë ngritur 12 aktakuza të reja, ndërsa aktualisht ka edhe tri vendime gjyqësore dënuese. Ajo theksoi se institucionet kanë ende shumë punë për të bërë për të siguruar drejtësi për viktimat.
