Policia e Shtetit njoftoi se 11 efektivë u lënduan gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë dhe Kuvendit, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta. Të lënduarit morën ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Në lidhje me ngjarjen, 23 persona u shoqëruan në polici, mes tyre edhe një i mitur, për të cilin u njoftuan menjëherë prindërit.
