Në Kosovë aktualisht po trajtohen 11 fëmijë me Atrofi Muskulare Spinale (SMA), ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar një procedurë të re prokurimi për furnizim me terapinë Risdiplam. Kontrata dyvjeçare kap vlerën mbi 5.3 milionë euro dhe është hapur si nevojë emergjente, për të garantuar vazhdimësinë e trajtimit jetik dhe për të shmangur mungesat, pasi numri i pacientëve ka tejkaluar parashikimet fillestare.
