Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se gjatë tre muajve të parë të vitit janë ndaluar 107 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas të dhënave, mesatarisht 36 persona në muaj janë mbajtur në ndalim 48-orësh, si pjesë e veprimeve nga departamentet e krimeve të rënda, të përgjithshme dhe për të mitur. Prokuroria theksoi përkushtimin në luftimin e kriminalitetit.
