Në një ambient modern dhe të rikthyer me kujdes për të ruajtur vlerat kulturore, është përuruar sot Shtëpia e Kulturës “Afërdita”, një hapësirë e re që synon të jetë vatër e aktiviteteve kulturore në rajon.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe ikonat e muzikës popullore, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli, të njohura ndryshe si bilbilat e Mushtishtit, të cilat së bashku me kryetarin Bali Muharremaj, prenë shiritin simbolik të hapjes zyrtare të objektit.
Atmosfera u mbush me duartrokitje edhe nga prania e këngëtares së njohur Remzie Osmani, një tjetër emër që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.
Shtëpia e Kulturës “Afërdita” pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e jetës artistike, duke ofruar mundësi për promovimin dhe ngritjen e talenteve të reja në fushën e kulturës dhe artit.
