Ministri në dorëheqje i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të ministrisë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare me dëm mbi 1 milion euro ndaj buxhetit të shtetit. Damka tha se nuk ka pranuar asnjë ftesë nga gjykata dhe se nuk mund të komentojë aktakuzën pa e parë atë. Ai u shpreh i bindur se nuk ka kryer ndonjë shkelje ligjore në ushtrimin e detyrës së tij. Sipas Prokurorisë, keqpërdorimet dyshohet të kenë ndodhur përmes subvencioneve të ndara në periudhën 2020–2022.
