𝗙𝗶𝗱𝗮𝗻𝗶 – 𝘀𝗵𝗲𝗺𝗯𝘂𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗾𝗲̈ 𝗻𝗮 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗲̈𝘃𝗲!

Para 10 muaj

Sot, në një ditë përvëluese me temperatura deri në 35°C, e gjeta Fidanin, punëtorin e palodhur të KRM “Pastrimi”, duke kryer me përkushtim detyrën e tij – me shkop dhe kontejner në dorë, duke mbledhur mbeturinat që janë hedhur pa kujdes në tokë.

Ndërsa shumë prej nesh kërkojmë një qytet të pastër, harrojmë se në çdo rrugë të mirëmbajtur qëndron mundi i njerëzve si Fidani, që nuk ndalen as në vapë, as në shi, as në acar. Ai nuk punon për lavdi, por sepse e ndien përgjegjësinë.

Me lejen e tij, po ndaj këtë fotografi, jo vetëm si mirënjohje për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe si një thirrje për reflektim:

Le ta mbajmë qytetin tonë të pastër, jo për KRM-në, por për vetën. Respektojmë punën, njerëzit dhe mjedisin tonë!

Mbështeteni Fidanin dhe të gjithë punëtorët që çdo ditë janë në shërbimin tonë – jo me fjalë, por me kujdes e ndërgjegje qytetare.
#FaleminderitFidan

Nexhmedin Gruda ✍️