Vlera Qerimi e pesta në Premier League në Stamboll

Para 3 muaj

Karateistja kosovare Vlera Qerimi u rendit në vendin e pestë në garën Premier League të mbajtur në Stamboll. Ajo pati paraqitje shumë të mirë, duke dominuar fazën e grupeve dhe fituar bindshëm në çerekfinale me rezultat 8:0. Qerimi u ndal ngushtë në gjysmëfinale dhe u mposht në ndeshjen për medaljen e bronztë, duke shënuar kështu arritjen më të madhe individuale në karrierën e saj.