Një person është arrestuar lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit të enjten në Gjakovë.
29 vjeçari Lendrit Fetahaj vdiq në vendin e punës si pasojë e rrëzimit nga një lartësi.
“Me vendim të prokurorit kujdestar lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thotë policia në raportin 24-orësh,
29-vjeçari që humbi jetën tragjikisht një ditë më parë ka qenë edhe futbollist i klubit Gjakova.
Klubi përmes një reagimi i shprehu ngushëllime familjes duke thënë se me dhimbje e morën lajmin për vdekjen e lojtarit të tyre.
