Turqi, një adoleshente ruse dënohet me 15 vjet burg për braktisjen e vajzës së saj të porsalindur në aeroport

Para 10 muaj

Një gjykatë turke dënoi me 15 vjet burg adoleshenten ruse Yekaterina Burnashkina, e cila braktisi vajzën e së saj të porsalindur në aeroportin e Antalias në tetor 2024, tha avokatja Aysel Kubra Polat për RIA Novosti.

Ajo theksoi se ende nuk flitet për ekstradimin e saj.

Meqenëse po flasim për incidentin në territorin e Turqisë, Yekaterina do të vuajë dënimin në këtë vend. Por për momentin nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës”, tha Polat.Ajo vuri në dukje se avokatët do të apelojnë vendimin e gjykatës. Më 14 tetor të vitit të kaluar, 18-vjeçarja ruse lindi në tualetin e aeroportit dhe e la fëmijën aty. Foshnja shpëtoi sepse u gjet 12 minuta pas ngjarjes.Një çështje penale u hap kundër Yekaterinës më 15 tetor. Nëna e saj u ndalua në aeroport së bashku me Burnashkina.