Trump reagon për zgjedhjet në Gjermani: Populli gjerman u lodh nga një agjendë pa sens

Para 11 muaj

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar pas fitores së dukshme të partisë konservatore CDU/CSU në Gjermani.

“Duket se Partia Konservatore në Gjermani ka fituar zgjedhjet shumë të mëdha dhe të shumëpritura. Ashtu si në SHBA, populli gjerman u lodh nga një axhendë pa sens të përbashkët, veçanërisht në energji dhe imigracion, që ka dominuar për kaq shumë vite. Kjo është një ditë e shkëlqyer për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e një zotërie të quajtur Donald J. Trump. Urime të gjithëve! Shumë fitore të tjera do të vijnë!”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.