Tragjedi në Galicia: Fëmija harrohet në veturë dhe humb jetën

Para 21 ditë

Një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën në Galicia të Spanjës pasi u la për disa orë brenda një makine në temperatura të larta. Dyshohet se babai i saj e harroi aksidentalisht gjatë rrugës për në punë, pasi u shpërqendrua nga telefoni. Rasti u zbulua kur nëna shkoi ta merrte vajzën në çerdhe dhe mësoi se ajo nuk kishte shkuar fare atë ditë. Pavarësisht ndërhyrjes së emergjencës, fëmija nuk mbijetoi. Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.