Tragjedi në futbollin kosovar: ndërron jetë Liridon Gubetini gjatë ndeshjes

Para 26 ditë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Kosova, ku futbollisti i veteranëve Liridon Gubetini ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Ai humbi ndjenjat pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes mes KFV Barileva dhe KFV Deçani, duke lënë në pikëllim të thellë bashkëlojtarët dhe komunitetin sportiv.

Klubi i tij e kujtoi si një njeri të respektuar dhe të përkushtuar, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën.

Njoftimi i plotë:

”Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV BARILEVA – KFV DEÇANI pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën.

Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e pare pas themelimit te skuadres se VETERANVE.

Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, komunitetit sportiv dhe të gjithë miqve e bashkëlojtarëve që patën fatin ta njohin.

Liridon, Allahu të shpërbleftë me Xhenet. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë mes nesh.

JEMI SHUMË TË PIKLKUAR ME KETE RAST TRAGJIK”, thuhet në njoftim.