Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të njohur kosovar, Blerim Peci, një prej figurave më të dashura të humorit dhe serialeve televizive në vend. Peci la gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike me rolet e tij në “Show Meselation”, “Vikendi” dhe projekte të tjera televizive e filmike që e bënë një ikonë të ekranit.
Në këtë përvjetor, bashkëshortja e tij, Afërdita Sopjani-Peci, e ka kujtuar me një mesazh emocional në Facebook. Ajo shkroi se tetë vitet e fundit kanë qenë të mbushura me mungesë dhe dhimbje, duke theksuar se humbja e tij ka lënë boshllëk të pazëvendësueshëm.
“Sa më mungon… sa s’thuhet”, ka shkruar ajo ndër të tjera, duke prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe miqve të aktorit.
Blerim Peci ndërroi jetë më 9 dhjetor 2017, në moshën 44-vjeçare, por kujtimi dhe humori i tij vazhdojnë të jetojnë në memorien e publikut kosovar.
