Tentim vrasje në Kamenicë, i dyshuari në arrati

Para 1 ore

Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në Kamenicë.

Sipas policisë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit,

Nga ana tjetër, dorasi gjendet në arrati, derisa hetimet po vazhdojnë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.