Stuhia e akullit paralizon Gjermaninë, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet

Para 5 muaj

Stuhia e akullit “Gunda” ka shkaktuar kushte të rrezikshme në Gjermaninë perëndimore, duke çuar në mbylljen e shkollave në disa lande, anulimin e mbi 100 fluturimeve në aeroportin e Frankfurtit dhe ndërprerje të mëdha në transportin hekurudhor. Autoritetet kanë paralajmëruar për udhëtime kërcënuese për jetën, ndërsa shërbimet meteorologjike u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme për shkak të akullit të përhapur në rrugë.