Sot varroset Ilaz Brahimi, i vrarë në ngjarjen tragjike në Podujevë

Para 12 minutash

Familja Brahimi nga Obiliq ka njoftuar se sot do t’i jepet lamtumira e fundit më të dashurit të tyre, Ilaz Brahimi, i cili u vra të dielën në Majac.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të mbahet në varrezat e fshatit, duke filluar nga ora 12:30.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën mbrëma, ku viktima dyshohet se u vra nga e dashura e tij, Ardita Gashi. E njëjta, sipas raportimeve, kishte plagosur edhe gruan e axhës së saj, një 73-vjeçare.

Të hënën, si e plagosura ashtu edhe e dyshuara ndërruan jetë në QKUK. Dyshohet se e dyshuara kishte lënduar edhe veten pas incidentit, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.