Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar deklaratën e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se Kosova po ndërton fabrika të municionit, ndërsa Franca nuk ka një të tillë.
Smajljaj ka vazhduar me ironi, duke thënë se pas kalimit të Francës në prodhimin e fishekëve dhe armëve, Kosova mund të kalojë edhe Britaninë e Madhe në fushën e flotave detare dhe nëndetëseve, si dhe Rusinë në armë bërthamore.
Ai ka shtuar se mund të mbajnë nëndetëset në lumenjtë e Kosovës, si Llap ose Sitnica, dhe ka propozuar Bërnicën si një mundësi për ruajtjen e armëve bërthamore. Smajljaj ka postuar këto komente në profilin e tij në Facebook.
