Skandali me dosjen “Epstein”: Arrestohet Prince Andrew, vëllai i King Charles III

Para 4 muaj

BBC raporton se Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike.

Sipas një njoftimi të policisë, sot (19 shkurt) është arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolku, ndërsa po kryhen kontrolle në disa adresa në Berkshire dhe Norfolk. I dyshuari ndodhet aktualisht në paraburgim policor.

Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e të arrestuarit, duke iu referuar udhëzimeve kombëtare dhe faktit se çështja është tashmë aktive, duke kërkuar kujdes në raportim për të shmangur shpërfilljen e gjykatës.

Ndihmësshefi i policisë, Oliver Wright, tha se pas një vlerësimi të plotë është hapur hetim për pretendimet për sjellje të keqe në detyrë publike.

Ai shtoi se ruajtja e integritetit dhe objektivitetit të hetimit mbetet thelbësore, ndërsa autoritetet premtojnë përditësime të mëtejshme duke pasur parasysh interesin e lartë publik për rastin.