Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 ose edhe më herët, nëse përmbush reformat e nevojshme. Ajo theksoi se procesi i anëtarësimit bazohet në merita dhe jo në afate fikse.
Kos u shpreh kundër idesë së një anëtarësimi të pjesshëm të propozuar nga Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama, duke theksuar se nuk ka “anëtarësim light”, por vetëm anëtarësim të plotë me të drejta të barabarta në BE.
