Siguria kibernetike globale është nën kërcënim të shtuar. Numri i dobësive të reve virtuale në mbarë botën, pra pikave të mundshme të dobëta në sisteme, është dyfishuar brenda vetëm katër vjetëve nga 1.700 në 3.900, sipas një hulumtimi të IBM-së. Studimi është realizuar midis viteve 2019 dhe 2023, duke monitoruar shërbime të ndryshme cloud në mbarë botën.
Ballkani duket të jetë “pika kritike” e sigurisë kibernetike në Evropë, sipas një hulumtimi të ri të kompanisë për sigurinë e shërbimeve cloud – “Cloudl”. Pikat më të rrezikuara janë Bosnjë e Hercegovina (me një nivel rreziku prej 71 për qind), Serbia (69 për qind) dhe Shqipëria (67 për qind).
Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut renditet në vendin e 5-të, së bashku me atë të Irlandës, Holandës dhe Letonisë – të gjitha me një nivel rreziku prej 53 për qind. Më pas vjen sistemi i sigurisë italian (51 për qind), me rreth 800 milionë depërtime. Polonia renditet e 10-ta me një nivel rreziku prej 49 për qind.
