Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Fatmir Shehollit, nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit. Ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij po kryhen bastisje në shtëpi për sigurimin e provave shtesë.
Arrestimi u realizua në regjionin e Prishtinës me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Hetimet ndaj Shehollit kanë zgjatur disa muaj, sipas Prokurorisë.
