Bashkimi Evropian ka miratuar ilaçin shumë të diskutueshëm Kisunla, për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit, i prodhuar nga kompania amerikane Eli Lilly
Miratimi është dhënë nën kushte të rrepta, pasi efikasiteti i tij ka qenë objekt debatesh të ashpra në komunitetin mjekësor.Kisunla konsiderohet një trajtim revolucionar, krahas Leqembi-t të kompanisë Eisai/Biogen, dhe do të përdoret për pacientët me dëmtime të lehta kognitive, përfshirë demencën e lehtë në fazat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit.
Substanca aktive e këtij ilaçi është donanemab, një antitrup monoklonal i humanizuar që vepron kundër proteinës së agreguar beta-amiloid, e cila është e lidhur me formimin e pllakave në tru.
Studimet tregojnë se donanemab ka një rrezik minimal për rritje të enzimave të mëlçisë dhe nuk është lidhur me dëmtime klinike të këtij organi,
