Në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”, me fotografi të realizuara nga Nick Sidle gjatë viteve 2000-2001. Ish-sekretari i NATO-s, Lord Robertson, tha se çlirimi i Kosovës ishte një nga ditët më të lumtura të jetës së tij dhe një moment i veçantë në karrierën e tij politike. Ai vlerësoi ekspozitën si një dëshmi të rëndësishme historike që pasqyron periudhën e rindërtimit të Kosovës pas luftës.
