New York – Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ku do të zhvillojë disa intervista ekskluzive dhe do të marrë pjesë në një shfaqje të rëndësishme që pritet të mbahet së shpejti në New York.
34-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi ku shfaqet me veshje plot stil dhe origjinalitet, duke dëshmuar sërish guximin e saj në modë dhe energjinë që e karakterizon. Fansat janë shprehur të entuziazmuar për projektet e reja që ajo pritet të zbulojë gjatë kësaj vizite në SHBA.
