Figura e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, u rikthye në jetë nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Kjo ndodhi falë punës së skenaristit dhe regjisorit Fatmir Varaku, i cili 27 vite pas rënies heroike të Jasharit dhe familjes së tij, realizoi filmin “Adem”
Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Varaku tregoi se ky projekt i mori një vit punë, duke kombinuar histori reale me elemente të imagjinatës.
“Kam lexuar shumë për historinë dhe jam munduar ta paraqes atë pjesë sa më realisht. Sigurisht, ka edhe pak nga imagjinata ime. Ka qenë sfiduese, por është minimumi që mund të bëjmë për familjen Jashari dhe sakrificën e tyre”, u shpreh ai.
