Ata që duan të lënë duhanin duhet të veprojnë me vendosmëri absolute
Disa ekspertë thonë se ndër arsyet kryesore se përse duhanpirësit frikësohen ta lënë duhanin, është për shkak të frikës se mund të shtojnë peshë.

Lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund ta bënë duhanpirësit për shëndetin e tyre, ndërsa përfitimet shëndetësore janë të menjëhershme.
Ata duhet ta shfrytëzojnë muajin e shenjtë për ta lënë atë, pasi që myslimanët nuk janë të lejuar të pinë duhan gjatë orëve të agjërimit.
Duahnpirësit një pjesë të gjatë të ditës e kalojnë pa cigare. Ekzistojnë lloje të ndryshme të varësisë ndaj pirjes së duhanit si varësia ndaj nikotinës, varësia psikologjike. Njerëzit që pinë cigare janë më të prekur nga varësia psikologjike. Varësia ndaj nikotinës është problem serioz veçanërisht për ata që duan të heqin dorë nga cigarja. Nëse ka vendosur për ta lënë cigaren, muaji i Ramazanit mund të jetë mundësi për ta.