Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët para Vitit të Ri

Para 1 muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të ndajë edhe këtë vit nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, vetëm katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas tij, mjetet financiare do të procedohen para natës së Vitit të Ri.

Në një postim publik, Kurti ka deklaruar se më 28 dhjetor pret fitore bindëse në zgjedhje, ndërsa më 29 dhjetor do të përfitojnë fëmijët dhe pensionistët nga mbështetja financiare. Ai theksoi se, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga mosvotimi i buxhetit nga opozita, qeveria ka arritur të sigurojë këto mjete edhe për këtë vit.

Kryeministri në detyrë uroi qytetarët për festat e fundvitit, duke i ftuar që t’i kalojnë ato në gëzim me familjet e tyre.