Qeveria ndan 50 mijë euro për ndërtimin e hapësirës pritëse për familjen e Heroit Afrim Bunjaku

Para 8 muaj

Qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro për ndërtimin e një hapësire pritjeje për familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterit policor të vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, kjo hapësirë do t’i shërbejë familjes dhe qytetarëve, si shenjë respekti për jetën dhe veprën e Bunjakut, i cili ra në krye të detyrës.

Bunjaku u shpall “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani një ditë pas vrasjes së tij nga grupi i armatosur serb i udhëhequr nga Millan Radoiçiq.