Përplasje dhe akuza në komision gjatë raportimit të ministrit Andin Hoti

Para 2 muaj

Raportimi i ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti, në komision parlamentar është shoqëruar me kritika dhe përplasje mes deputetëve.

Deputetë të opozitës, veçanërisht nga PDK dhe AAK, kanë ngritur shqetësime për përmbajtjen dhe financimin e ekspozitës për masakrat në Kosovë, duke hedhur akuza për pasaktësi dhe keqpërdorim.

Gjatë mbledhjes pati edhe tensione mes deputetes Arbnora Salihu dhe kryetares së komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ndërsa u kërkua shmangia e deklaratave ndaj personave që nuk ishin të pranishëm.

Ministri Hoti mohoi përgjegjësinë direkte për organizimin e ekspozitës, duke theksuar se është krijuar një perceptim i gabuar për rolin e ministrisë dhe se ai ka kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë çështje.