PDK shtyp programin zgjedhor në alfabetin Braj, hap për përfshirje dhe barazi

Para 26 ditë

Partia Demokratike e Kosovës ka shtypur programin politik “Bashkë. Përpara.” edhe në alfabetin Braj, duke u mundësuar personave me dëmtime në shikim qasje të drejtpërdrejtë në zotimet dhe vizionin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. PDK thekson se ky veprim është pjesë e angazhimit për transparencë, barazi në informim dhe përfshirje reale të të gjithë qytetarëve në proceset demokratike.