Pas 5 vitesh në burgjet e Serbisë, lirohet Nezir Mehmetaj

Para 8 muaj

Nezir Mehmetaj është liruar nga burgu serb dhe tashmë ka arritur në shtëpi, pas më shumë se pesë vitesh të kaluara në paraburgim me akuza për krime lufte.

Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij, Valoni, i cili u shpreh i emocionuar për këtë moment të shumëpritur. “Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Kjo është një fillim i ri për të gjithë ne,” tha ai.

Familja Mehmetaj ka marrë urime të shumta nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa kthimi i Nezirit është përshkruar si një moment i veçantë për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.