Arsyeja pse UEFA e dënoi me dhjetë vjet mospjesmarrje në garat evropiane, ishte ndikimi i futbollistëve në rezultatet e ndeshjeve.
Por ende pa i kaluar Skënderbeut të Korçës ky ndëshkim, lojtarët aktualë të këtij ekipi, u bënë sërish protagonistë të një episodi dyshues, njofton Klankosova.tv.
Në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Tiranës, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, kur rezultati ishte 0-1 për kryeqytetasit, këta të fundit duheshin me patjetër të shënonin së paku edhe një gol, në mënyrë që rezultati i përgjithshëm të barazohej në 2-2, pasi ishin korçarët ata që e fituan aktin e parë 0-2.
Pak para se të përfundonte ballafaqimi i dytë, shikuesit në stadium, ata para ekraneve televizive, e më pas edhe qindra mijëra të tjerë në rrjete sociale, u bënë dëshmitarë të një momenti që ngjalli dyshime të mëdha se angazhimi i vendasëve, nuk ishte real.
Përderisa kundërshtari po synonte ta realizonte golin e dytë, disa lojtarë të Skënderbeut ishin thjeshtë spektatorë.
Ata as mundin më të vogël nuk po e bënin në zonën e 16 metërshit të tyre, ku dinamovitët po provonin me të gjitha forcat, të shënonin, raporton Klankosova.tv.

