Pamje nga intervenimi i policisë në mbylljen e strukturave paralele në veri

Para 11 muaj

Gjatë ditës së sotme, policia ka zhvilluar aksion në veri të vendit.

Për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani tha se policia më 8 shkurt ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “cenim i përcaktuesve të votuesve”.

Në fakt këta zyrtarë të qendrës për punë sociale e cila ishte strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirr qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Lidhur me punën tonë hetimore ne e kemi njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kemi kërkuar që të na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve”, u shpreh Elshani.

Deri më sot, në veri të Kosovës janë mbyllur tri struktura paralele.Nga policia janë dalë pamje se si është bërë intervenimi i tyre në mbylljen e këtyre strukturave ilegale.