Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, duke i dërguar kërkesë kryetares Fatmire Mullhaxha Kollçaku.
Deputeti Artan Behrami njoftoi se mbledhja do të mbahet të premten në ora 10:00, ku do të diskutohet për shqetësimet rreth, siç u tha, “deformimit të së vërtetës historike” dhe ekspozitave për masakrat në Kosovë.
Në fokus do të jenë procedurat e miratimit dhe financimit të këtyre projekteve, përgjegjësitë institucionale dhe mbrojtja e narrativës së luftës çlirimtare. Ndërkohë, më herët Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi që një rezolutë e propozuar nga PDK të vendosej si pikë e parë e rendit të ditës në Kuvendi i Kosovës.
