OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në qershor: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Para 27 ditë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit qershor, duke vlerësuar sakrificën dhe kontributin e tyre në luftën çlirimtare të Kosovës. Në një postim publik, organizata theksoi se qershori mbetet muaj i lavdisë dhe sakrificës, ndërsa gjaku i dëshmorëve hapi rrugën drejt lirisë së vendit. OVL-UÇK publikoi gjithashtu një listë me emrat e dëshmorëve të rënë në këtë muaj dhe ritheksoi se vepra dhe sakrifica e tyre do të mbeten frymëzim i përhershëm për brezat e ardhshëm.