Një operacion antidrogë i koduar “Kimisti” është zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokuroria Themelore në Prizren, duke rezultuar me sekuestrimin e rreth 1 kilogrami heroinë dhe arrestimin e tre personave.
Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha, aksioni erdhi pas hetimeve të përbashkëta dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, duke goditur një aktivitet kriminal të lidhur me narkotikë.
Gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Suharekë, ku përveç drogës janë sekuestruar edhe armë zjarri, përfshirë një armë gjuetie, si dhe sasi e konsiderueshme municioni.
Autoritetet kanë bërë të ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë në kuadër të luftës kundër narkotikëve në vend.
