Një rrugë në Klinë emërtohet me emrin e komandantit Abedin Rexha – “Sandokani”

Para 4 muaj

Nga sot, një rrugë në qytetin e Klinës mban emrin e komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë të tij, përfaqësues të institucioneve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, duke nderuar kontributin e Rexhës në luftën çlirimtare.