Në Qendra e Automjeteve të Kosovës ka nisur lëshimi i vërtetimeve për modifikimin e xhamave të automjeteve sipas procedurës së A-TEST-it, që hyri në fuqi më 1 prill.
Kjo procedurë legalizon errësimin e xhamave të pasëm, ndërsa vërtetimi i përputhshmërisë me standardet kushton 80 euro.
Më herët, vendosja e xhamave të zinj pa leje sanksionohej me gjobë sipas ligjit, ndërsa me rregullat e reja synohet kontroll dhe standardizim i këtij modifikimi në automjete.
