Nis aksioni i inspektimeve pas vdekjeve në vendin e punës në Kosovë

Para 1 muaj

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës, ka nisur sot një aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në gjithë territorin e Kosovës.

Ky aksion do të zgjasë 14 ditë dhe do të përfshijë vendpunishte të të gjitha natyrave. Inspektimet fillojnë fillimisht në Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Ferizaj, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

Sipas autoriteteve, subjektet që do të kontrollohen janë të zakonshme, ndërsa qëllimi i aksionit është rritja e sigurisë në vendin e punës pas rasteve të fundit të vdekjeve.