Streameri i njohur Ninja thotë se Overwatch është “i vdekur”, pas shpalljes së video-lojës, Marvel Rivals.
Video-loja Marvel Rivals frymëzohet pikërisht prej Overwatch, si nga mënyra se si janë dizajnuar personazhet, ashtu edhe nga mënyra se si funksionojnë ndeshjet.
Zhvilluesit e Marvel Rivals kanë konfirmuar tashmë se planifikojnë të publikojnë heronj të rinj çdo gjashtë javë ose diçka të ngjashme.
Kjo do ta bëjë rosterin e heronjve më të madh se video-lojërat rivale pas disa viteve, ndërkohë që Blizzard shton heronj çdo dy sezone.
Ninja gjithashtu thekson se NetEase ka një burim të pasur materiali nga i cili mund të nxjerrë përmbajtje për video-lojën e saj, bazuar në komikët nga të cilët vijnë personazhet e Marvel.
Nga ana tjetër, Overwatch duhet të krijojë personazhet e tij nga e para, duke përfshirë mitologjinë dhe aftësitë e tyre.
