Martohen Brikena dhe Mateo – puthje pasionante mes çiftit gjatë ceremonisë në Big Brother

Para 22 ditë

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5.

Çifti duket i mrekullueshëm, modelja nga Kosova në fustan të bardhë teksa Mateo me kostum të zi elegant.

Ata i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit përpara konkurrentëve, ish-banorëve, të cilët janë të pranishëm në aheng.

Foto: YouTube

 

Celebrimi u bë nga ish-banori Kristi Lamaj, ashtu siç kërkuan vetë dyshja.

Ndërkohë dëshmitarë të kësaj dashurie janë opinionistët: Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.