Debate të ashpra shpërthyen në Komisionin për Legjislacion lidhur me përpjekjen për shkarkimin e komisionit të provimit të jurisprudencës. Vigan Qorrolli kërkoi futjen në rend dite të kësaj çështjeje, duke theksuar se prej një viti nuk është mbajtur asnjë provim dhe kandidatët po presin.
Nga ana tjetër, Besnik Tahiri e quajti të pakuptimtë krijimin e një komisioni të ri kur ekziston një me mandat aktiv, ndërsa Përparim Gruda shkoi më tej duke e cilësuar këtë praktikë si tipike për “diktaturë”.
Në fund, propozimi për shkarkim nuk kaloi si pikë e rendit të ditës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.
