Loredana me akuza të rënda ndaj Jozit: Më dridhej trupi…

Para 10 muaj

Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike në ambientet e shtëpisë ku banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë.

Në pjesën e parë të emisionit kemi në rolin e moderatorëve Jozin dhe Amberin, të cilët kanë për të ftuar Vserlon, Loredana Bratin, Gerta Gixharin dhe Kellyn.

Emisioni nisi ngrohtë e me humor me prezantimin dhe përshëndetjet e moderatorëve por shumë shpejt filluan pyetjet dhe bisedat pikante me prezent dy prej të ftuarve, Loredanën dhe Vserlon.

Amberi pa humbur kohë e pyeti Loredanën për rikthimin e Jozit në shtëpi dhe se si do të ndikojë në lojën e saj. Ajo është përgjigjur duke shprehur: Do të ndryshojë sepse do, s’do ndikon në mua, në vëmendjen e lojës.

Amberi e ka kundërshtuar duke thëne se ajo ka pohuar se Jozi nuk ka ndikuar ndonjëherë në lojën e saj.

“Faktikisht fajin e kam patur unë që e kam pasur mendjen tek Jozi…”