Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e Betejës së Koshares, duke nderuar luftëtarët e UÇK-së që morën pjesë në një nga përballjet më të rëndësishme të luftës.
Në një postim, ai theksoi se beteja, e nisur më 9 prill 1999, ishte përpjekje për çlirimin e vendit dhe shembjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke zgjatur deri në përfundimin e fushatës së NATO-s.
Kurti kujtoi se në këtë betejë ranë 114 dëshmorë dhe mbi 400 u plagosën, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
