Kurti: I gatshëm për bashkëpunim në formimin e institucioneve

Para 11 ditë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të nisin diskutimet për hapat e ardhshëm politikë. Ai u shpreh optimist për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se ky proces kërkon bashkëpunim me partitë opozitare për të siguruar votat e nevojshme sipas kërkesave kushtetuese. Kurti tha se është i gatshëm dhe i interesuar për komunikim dhe bashkëpunim me opozitën.