KQZ pezullon AKR-në, i jep 45 ditë afat për mbajtjen e kuvendit

Para 1 muaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e Aleanca Kosova e Re, pasi kjo parti nuk ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afateve të përcaktuara me ligj.

Sipas KQZ-së, partia ishte e obliguar ta mbante kuvendin deri më 25 shkurt 2026, por pavarësisht njoftimeve nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike, nuk e ka përmbushur këtë obligim.

Me vendimin e ri, AKR-së i jepet një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur kuvendin. Në të kundërtën, paralajmërohet se partia mund të çregjistrohet nga regjistri i partive politike në Kosovë.