KPK themelon komision për monitorimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Para 2 muaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar Komisionin mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në kuadër të Planit Strategjik 2025–2027.

Në krye të këtij komisioni është zgjedhur Erza Bajrami, ndërsa anëtarë janë emëruar Shkelzen Ibrahimi dhe Besim Kelmendi.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, theksoi se përvoja e Bajramit në trajtimin e rasteve të korrupsionit ishte faktor kyç në përzgjedhjen e saj.