KGjK autorizon pezullim ose reduktim të punës në gjykata për shkak të temperaturave të larta

Para 11 muaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka autorizuar kryetarët e disa gjykatave që të shqyrtojnë mundësinë e pezullimit apo reduktimit të punës në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të temperaturave të larta. Vendimi është marrë në mbledhjen e 27 qershorit, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të stafit. Kryetarët e Gjykatës Supreme, të Apelit, Komerciale dhe Themelore në Prishtinë janë të autorizuar të veprojnë sipas vlerësimit të gjendjes.