Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të mërkurë, 23 korrik, euro blihet në tregun valutor me 96.7 lekë dhe shitet me 97.8 lekë.
Nga ana tjetër dollari amerikan ka shënuar një rënie të lehtë, ku blihet në tregun valutor me 82.3 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.
Paundi britanik qëndron në të njëjtat nivele, ai blihet në tregun valutor me 111.3 lekë dhe shitet me 112.7 lekë.
Ndërkohë që dhe franga zvicerane ka shënuar një rënie të lehtë, ajo blihet me 103.5 lekë dhe shitet me 104.8 lekë.
